E Hënë, 2 Nëntor 2026

Filo: Të gjitha hotelet e bujtinat të rezervuara, Korça gati për Festën e Birrës

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Në prag nisjes së Festës së Birrës, në Korçë, kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo tha se qyteti mirëpret mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

“Të gjitha hotelet dhe bujtinat janë të rezervuara, ndërsa qyteti po përgatitet për Festën e Birrës që nis sonte”, shkroi kryebashkiaku Filo, në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara online, shfaqen turistë të shumtë që po vizitojnë Korçën gjatë këtyre ditëve si dhe punonjës të disa prej hoteleve të qytetit të cilët rrëfejnë se dhomat janë të rezervuara në masën 80-90% dhe se fluksi pritet të shtohet.

Festa e Birrës, tashmë një aktivitet i përvitshëm, do t’i sjellë Korçës pesë netë festë, duke e kthyer qytetin në kryeqendrën e turizmit dhe argëtimit në Shqipëri.

Edhe ky edicion do të ketë një numër të madh artistësh të ftuar nga të gjitha trevat shqipfolëse. Sonte, Festa e Birrës do të nisë me këngëtarët Nora Istrefi, Giorgos Tsalikis dhe Juliana Pasha. Të tjerë emra të njohur që do të performojnë në netët në vazhdim do të jenë Anxhela Peristeri, Fifi, Aurel Thellimi, NRG Band, Triantafillos, Alban Skënderaj, Vesa Luma, Vedat Ademi etj. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›