E Diel, 1 Nëntor 2026

Filozofi gjerman Jurgen Habermas vdes në moshën 96-vjeçare

FRANKFURT, 14 mars /ATSH-DPA/- Jurgen Habermas, një nga filozofët modernë më ndikues të Gjermanisë, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

“Habermas vdiq sot në qytetin bavarez, Starnberg”, njoftoi shtëpia e tij botuese “Suhrkamp Verlag”.

I konsideruar gjerësisht si një intelektual i shquar evropian i shekullit XX, veprat e tij kryesore u botuan në Frankfurt, ku karriera e tij filloi në vitet 1950 në “Institutin për Kërkime Sociale” nën drejtimin e filozofit, Theodor W. Adorno.

Habermas lindi në Dussedorf më 18 qershor 1929 dhe studioi filozofi, psikologji, letërsi gjermane dhe ekonomi në Gotingen, Zyrih dhe Bon.

Analiza e tij politike ndihmoi në formësimin e klimës intelektuale të Gjermanisë pas luftës, duke filluar me botimin e “Transformimi Strukturor i Sferës Publike” në vitin 1962.

Vepra e tij “Teoria e Veprimit Komunikues,” e botuar në vitin 1981, konsiderohet gjithashtu si një vepër themelore e filozofisë.

Studimet e Habermas shpesh shqyrtonin konceptin e “sferës publike” dhe eksploronin format e diskutimit më të përshtatshme për organizimin e shoqërive demokratike. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›