E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimet për çmimet “Oscar”: Filmat dhe aktorët që do të triumfojnë

LOS ANXHELOS, 14 mars /ATSH/- Ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet këtë të diel, më 15 mars, sipas BBC.

Nata gala do të mbahet në Teatrin Dolby në Hollivud, Los Anxhelos, dhe si gjithmonë, do të mbledhë yje të shumtë.  Ceremonia do të prezantohet sërish nga komediani Conan O’Brien, i cili debutoi si prezantues vitin e kaluar.

Fituesit e çmimeve “Oscar” vendosen nga më shumë se 11 000 njerëz që punojnë në industrinë e filmit.

Megjithatë, çmimet që janë dhënë më herët këtë sezon, siç janë “Critics’ Choice”, “Golden Globes” dhe “Bafta”, mund të japin një ide për filmat dhe aktorët që mund të jenë të preferuarit e këtij viti.

Filmi më i mirë

Thrilleri politik “One Battle After Another” mund të jetë favorit në këtë kategori, por filmi horror me vampirë “Sinners” e bën garën të fortë.

“One Battle” ka fituar çmime të shumta – duke sugjeruar se ka mbështetjen për të fituar një “Oscar” në kategorinë e “Filmit më të Mirë” – si dhe çmimin për “Regjisorin më të Mirë” për Paul Thomas Anderson.

Por, nuk mund të anashkalohet filmi “Sinners”, i cili theu rekordin me 16 nominime për çmimin “Oscar” – duke tejkaluar 14 nominimet e marra nga filmat “Titanic”, “All About Eve” dhe “La La Land”.

Filmi i Ryan Coogler mund të ketë një betejë të vështirë – por duke marrë parasysh mbështetjen e qartë për Sinners brenda Akademisë, kategorisë kryesore i mund të ndodhë një befasim.

Megjithëse filma të tjerë si “Hamnet” kanë fituar një çmim, kategorinë e “Filmit më të Mirë” këtë vit e dominojnë dy konkurrentë.

Aktori më i mirë

Timothée Chalamet (Marty Supreme) ka marrë disa çmime në garën për “Aktorin më të Mirë”, por Michael B Jordan (Sinners) pasi fitoi një çmim të rëndësishëm në “Actor Award” dhe shumë votues e pëlqejnë.

Aktorja më e mirë

Aktorja irlandeze, Jessie Buckley ka fituar shumë çmime këtë vit për filmin “Hamnet”. Duket se ajo është një fituese të sigurt për çmim “Oscar” këtë vit.

Aktori dytësor më i mirë

Gara për aktorin dytësor është paksa kaotike këtë vit, ku Jacob Elordi (Frankenstein) dhe Stellan Skarsgard (Sentimental Value) fituan disa çmime.

Fillimisht gara ishte e hapur, por tani Sean Penn (One Battle After Another) duket se është favorit. Ai ka fituar çmimin “Bafta” dhe një tjetër çmim “Actor Award” pa qenë i pranishëm.

Aktorja dytësore më e mirë

Ngjarjet paraprake kanë pasur vështirësi për të rënë dakord në garën për aktoren dytësore.

Teyana Taylor (One Battle After Another) është e vetmja konkurrente që është nominuar në të gjitha çmimet e mëdha dhe gjithashtu fitoi “Golden Globes”

Por, aktorja britanike Wunmi Mosaku (Sinners) fitoi një çmim “Bafta”, ndërsa Amy Madigan (Weapons) fitoi trofeun në “Critics Choice” dhe “Actor Awards”.

Të treja këto aktore kanë shansin të fitojnë çmimin “Oscar”- duke e bërë këtë një nga kategoritë më emocionuese këtë vit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›