Finalizohet në Tiranë – Von der Leyen përgëzon Armeninë dhe Azerbajxhanin për traktatin e paqes

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Në Tiranë, e cila ka mirëpritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Armenia dhe Azerbajxhani janë dakordësuar për firmosjen e një traktati paqeje mes të dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, të cilët kanë mbërritur një ditë më parë në vendin tonë.
”Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe unë përgëzova udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes”, shkroi sot në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
”Është një hap i madh përpara. Dhe mezi presim nënshkrimin e tij të shpejtë”, shtoi ajo.
”BE-ja është e gatshme të investojë në ndërlidhjen rajonale – dhe ta afrojë të gjithë rajonin më shumë me njëri-tjetrin dhe më shumë me Bashkimin tonë”, përfundon Von der Leyen.
Pak kohë më parë, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi gatishmërinë e tij për të nënshkruar draftin e marrëveshjes së paqes të rënë dakord midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit fqinj.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun – një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit – dhe shtatë rajone ngjitur, sipas AA./ a.jor.

