E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Merz: Gjermania do të ketë ushtrinë më të fortë në Evropë

BERLIN, 16 maj /ATSH-AdnKronos/ – ”Si vis pacem, para bellum” (”Nëse doni paqe, përgatituni për luftë), thoshin latinët dhe kjo duket të jetë pikërisht atmosfera në Evropë dhe në Gjermani, deklaroi dje kancelari i ri demo-kristian, Friedrich Merz gjatë fjalimit të tij të parë para Bundestagut.

”Forca dekurajon agresionin, dobësia e fton atë”, theksoi Merz.

”Dhe për këtë arsye, Gjermania do ta transformojë ushtrinë e saj konvencionale në më të fortën në Evropë, në mënyrë që të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e kontinentit në sfond, kërcënimin rus”, shtoi ai.

”Forcimi i Bundeswehrit është përparësia jonë kryesore”, premtoi kancelari duke theksuar se ”kjo është ajo që pret vendi më i populluar dhe më i fuqishëm në Evropë”.

”Miqtë dhe partnerët tanë gjithashtu e presin këtë nga ne. Për të arritur këtë qëllim ne do të sigurojmë të gjitha burimet e nevojshme financiare”, shtoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›