Firenze Déco, atmosfera e viteve ’20 rikthehet në “Palazzo Medici Riccardi”

FIRENZE, 23 shkurt, ATSH/ Nga 2 prilli deri më 25 gusht 2026, “Palazzo Medici Riccardi” hap dyert për Firenze Déco. Atmosfera e viteve ‘20 vjen me një ekspozitë që rikthen në qendër të vëmendjes rolin e jashtëzakonshëm të qytetit në përhapjen e Art Déco në Itali dhe Europë.
E promovuar nga Bashkia Metropolitane e Firenzes dhe e organizuar nga Fondazioni MUS.E, kjo ekspozitë, kuruar nga studiuesja Lucia Mannini m, shpalos një dekadë të tërë krijimtarie, elegance dhe eksperimentimi modern. Vitet ’20 vijnë si periudha ku Firenze u shndërrua në një laborator të rafinuar artistik, duke bashkuar artin, dizajnin, modën dhe arkitekturën në një gjuhë të re estetike që do të linte gjurmë në gjithë kontinentin.
Ekspozita sjell objekte, piktura, skica, mobilje dhe materiale arkivore që rrëfejnë shpirtin e një epoke të artë, ku arti dekorativ italian lulëzoi me stil dhe karakter.