E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset në Davos krijimi i Bordit të Paqes, Trump: Synon zgjidhjen e konflikteve globale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur krijimin dhe fillimin e punës së “Bordit të Paqes” gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke e përshkruar grupin si “shumë të mirë” dhe duke thënë se po funksionon “shkëlqyeshëm”.

“Ne kemi një grup të shkëlqyer njerëzish dhe të rinj të jashtëzakonshëm që po e udhëheqin atë,” tha Trump, duke shtuar: “Në fakt, më pëlqen ky grup. Më pëlqen secili prej tyre”.

Trump diskutoi për çështjet ndërkombëtare, duke deklaruar se bota tani është “më paqësore” dhe se Bordi i Paqes do të ndihmojë në negociatat për një paqe të qëndrueshme në Gaza.

Ai theksoi se “ka zjarre të vogla që do t’i shuajmë”, por kërcënoi Hamasin se “ata duhet të dorëzojnë armët e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ky do të jetë fundi i tyre.”

Trump e përshkroi Bordit e Paqes si një organ me potencial të madh.

“Ky bord mund të jetë një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë. Jam i nderuar që jam kryetar. Po ecën shumë mirë, pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e saj”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe operacionet kundër grupeve si Shteti Islamik në Siri dhe sulmet ndaj kapaciteteve bërthamore iraniane, duke theksuar se kërcënimet ndaj Amerikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme “po qetësohen vërtet.”

“Vetëm një vit më parë bota ishte në flakë, shumë njerëz nuk e dinin, tani po ndodhin shumë gjëra të mira”, tha Trump.

23 vendet që e kanë pranuar ftesën

  1. Shqipëria
  2. Egjipti
  3. Argjentinë
  4. Armenia
  5. Azerbajxhani
  6. Bahrein
  7. Bjellorusia
  8. Hungaria
  9. Indonezi
  10. Izrael
  11. Jordania
  12. Kosovë
  13. Kuvajt
  14. Marok
  15. Pakistani
  16. Paraguai
  17. Katar
  18. Arabia Saudite
  19. Turqi
  20. Emiratet e Bashkuara Arabe
  21. Uzbekistani
  22. Vietnami
  23. Kazakistani

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›