E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo: Prioritet turizmi, Gjikuria i mirëpritur të jetë nënkryetar

Vangjel Tavo ka reaguar pas fitores në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.

Ai ka thënë se prioritet do të jetë turizmi, teksa theksoi se kundërshtari i tij në garë, Petro Gjikuria, është i mirëpritur për të qenë nënkryetar.

“Të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, ka thënë ai.

Tavo mori 5022 vota përballë Gjikurisë, i cili kishte vetëm 3545 të tilla. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›