Fitojnë Italia e Spanja/ Dy fuqitë kontinentale kontinentale nisin me sukses “Euro U21”

Do ta organizojmë ne pas dy vjetësh, por të shohim çfarë do të ndodhë tani.
Ka nisur në Sllovaki kampionati europian për moshën deri 21 vjeç dhe dy nga fuqitë kryesore të kontinentit, Spanja dhe Italia e patën startin me fitore.
“Furitë e Kuqe”, kombëtarja me më shumë tituj në Euro U21, plot 5 po aq sa Italia, triumfoi 3-2 ndaj Sllovakisë vendase në një ndeshje tepër të vështirë.
Edhe pse spanjollët kryesuan 2-0 falë golave nga Pubij dhe Zhozep që në nisje të pjesës së parë, sllovakët reaguan pas pushimit.
Kopashek e Suslov barazuan dhe u desh goli në minutën e fundit realizuar nga Tarrega që t’i jepte Spanjës fillimin e duhur.
Po kaq e vështirë ndeshja e parë dhe për Italinë, gjithashtu 5 herë kampione e Europës për 21-vjeçarët, ndonëse me më pak emocione.
Rumania u mposht vetëm 1-0, me gol të shënuar nga Tomazo Baldanzi në 25’.
Dueli ishte thuajse I barabartë, edhe pse italianët u imponuan më shumë në lojën e tyre.
Në grupin C, Gjeorgjia papritur është mbi Francën.
Skuadra nga Kaukazët mundi 2-1 Poloninë, ndonëse ia doli në frymën e fundit.
Lominaxe kaloi gjeorgjanët në epërsi në 55’, por Kaluzinjski barazoi në 73’ me penallti për polakët.
Në minutën e katërt shtesë, Gordeziani realizoi rrjetën e fitores.
Franca U21, ndërkaq, u mbajt në barazim 0-0 nga Portugalia, në një duel pretendentësh.
Një duel shumë I fortë në stadiumin e qytetit Trençin, ku portugezët bënë më shumë gjuajtje, francezët mbajtën diçka më shumë topin dhe goditën pak më shumë në kuadrat./abcnews.al