Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Këtë të enjten kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për maturën shtetërore.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi se maturantët mund të shohin rezultatet në linkun e vendosur nga ministria.
“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët
Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, të #Maturës2025 
në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: “
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.