E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fitorja e demokratëve, Donald Trump: Kanë bërë punë të mirë, shpresoj të bashkëpunoj me ta

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve, duke vlerësuar punën e demokratëve dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me ta në Kongres.

trump

Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump deklaroi: “Demokratët kanë bërë një punë të mirë, janë përpjekur fort”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se shpreson të arrijë bashkëpunim me demokratët, pa qenë i detyruar të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar nisma të tyre.

“Shpresoj të mund të punoj me demokratët dhe të mos më duhet të vendos veto. Mund të bashkëpunoj me ta edhe për çështjen e emigracionit”, deklaroi Trump.

I pyetur për rezultatin zgjedhor, presidenti amerikan shtoi se nuk duhet të ndihet fajtor për këtë rezultat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›