E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkoi vetë deri në oborrin e banesës, detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si sulm nga një ari, por që tashmë po hetohet si vrasje.

Sipas informacioneve të fundit, viktima është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Ndërkohë, djali i 62-vjeçarit vijon të jetë i shoqëruar në ambientet e Policisë, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga ekspertiza mjekoligjore, në trupin e viktimës është konstatuar një shenjë plumbi në zonën e gjoksit, ç’ka ka ngritur dyshimet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një pistë konkrete për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 62-vjeçarit.

Reklamë

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme të ekspertizës dhe veprimet hetimore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›