Fjala e Kryeministrit Berisha para komisionit hetimor parlamentar 31/01/2011
Zoti kryetar
anetare te komisionit hetimor parlamentar te pucit te 21 janarit
te dashur qytetare e qytetare
sot jam ketu per te deshmuar per ngjarjen me te shemtuar ne historine e shtetit shqiptar nga qershori i vitit 1924 gjer me sot per nje puc grusht shteti te organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama Gramoz Ruci Skender Gjinushi per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga zgjedhje te lira dhe te ndershme per ti kthyer Shqiperise dhe shqiptareve koherat e republikave te bananeve koherat me te veshtira me te pasigurta e me te pamerituara per qytetaret shqiptare.
Zoti kryetar
Puci i 21 janarit ishte nje grusht shteti i organizuar ne perputhje me te gjitha rregullat e nje akti te tille te turpshem ishte nje grusht shteti i cili u paralajmerua ne menyren me te perseritur nga autoret e tij Rama Ruci e Gjinushi ishte nje grusht shteti i cili u pergatit me frymen e nje fundamentalizmi ekstrem duke shfrytezuar trashegimine me te zeze me negative te Partise Socialiste.
Grushti i shtetit u udhehoq nga nje treshe ne krye te kesaj partie duke besuar se Partia Socialiste do ti mbeshtese teresisht ata pasi e verteta historike eshte se kurre kjo parti nuk ka ardhur ne pushtet nepermjet votes. Partia Socialiste eshte e vetmja parti e cila ne kongresin e saj te qershorit te vitit 90 do te sanksionohej si trashegimtare juridike e Partise se Punes te Shqiperise. Ne vitin 97 Partia Socialiste perdori dhunen armet e te gjitha mjetet per te ardhur ne pushtet. Partia Socialiste nuk beri kurre zgjedhje te denja per nje vend dhe pasi i humbi ato me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri sepse une me gjithe kundershtine e jashtezakonshme qe kam pasur me kryetarin e saj te meparshem kam vleresuar e vleresoj faktin se ky zoteri pranoi rotacionin e pushtetit ndersa udheheqja aktuale trojka Rama Ruci Gjinushi gjate gjithe ketyre viteve nuk kane bere asgje tjeter vecse te minojne me cdo kusht voten e lire te shqiptareve pushtetin e dale prej saj.
Ky ishte nje grusht shteti i kryer diten per dreke para mediave te Shqiperise e te mbare botes. Bandite kriminele trafikante mercenare bashibozuke ne numer gjithsej me pak se 300 vete rrethuan per 5 ore Keshillin e Ministrave te vendit kryeministrin e vendit me vendosmerine totale per ta pushtuar ndertesen dhe natyrisht per te lare hesapet me qeverine e dale nga zgjedhjet e lira.
Zoti kryetar
per ata te cilet mund te kene qofte edhe dyshimin me te vogel se cfare ishte ngjarja e bulevardit sic do te quhej me emrin kod nga pucistet sepse ishte pergatitur jo vetem skenari por edhe semantika terminologjia qe do te perdorej le ti referohemi doktrines se grushtit te shtetit. Ne nje nga fjaloret me prestigjioze te botes fjalorit amerikan Heritage thuhet se grushti i shtetit eshte permbysja e papritur e nje qeverie zakonisht nga grupe te vogla personash me pushtet ose qe me pare kane qene ne pushtet.
Zoti kryetar
ata qe rrethuan kryeministrin dhe Keshillin e Ministrave ata ishin bajloze te vjeter. Urdher banditeve i jepte kryetari i pucit por edhe ish ministri i Sigurimit te Shtetit Gramoz Ruci edhe ish ministri i regjimit te Enver Hoxhes Skender Gjinushi madje dua te them dhe ministra e mbi ministra te atyre qe shqiptaret i nxoren me vote nga pushteti dhe qe erdhen me dhune.
Ne enciklopedine concize britanike grushti i shtetit eshte permbysja e papritur e nje qeverie ekzistuese nga nje grup konspiratoresh. Grupi qe realizoi grushtin e shtetit kishte dy gjysma anen e shndritshme ku operonin Rama Ruci Gjinushi por kishte edhe te tjere qe qendronin ne anen e erret te henes dhe keta ishin njerezit e ngjarjes se bulevardit dhe jo vetem keta. Mendoj se ky perkufizim eshte bere kohe me pare por sikur te bazohej teresisht mbi ate qe ndodhi ne 21 janar.
Ne fjalorin e historise ushtarake te Oksfordit grushti i shtetit eshte perpjekja per te ndryshuar nje qeveri me kercenime. Shqiptaret perjetuan gjate dy muajve te fundit kercenime nga me te papermbajturat por vecanerisht 10 ditet e fundit kreu i grushtit te shtetit Edvin Kristaq Rama do te deklaronte se Kryeministri i vendit ose do te pranoje kushtet ose populli do te tejkaloje Kushtetuten se demonstrata e popullit nuk do te kontrollohej madje naten para asaj dite do te paralajmeronte Kryeministrin se do ti duhej te kalonte mbi kufoma. Por sic thote dokumenti monumental i Oksfordit suksesi ose jo i grushtit percaktohet nga qendrimi i institucioneve qe kane forcen.
Ne shumicen e rasteve nje grusht shteti theksohet ne kete dokument ndermerren per te permbysur nje apo disa drejtues tipikisht udheheqes civile dhe per te vendosur nje pushtet alternativ apo nje grupi alternativ. Udheheqesi dhe udheheqesit qe duhej te permbyseshin ishte koalicioni aktual. Do tu perseriteshin mandatet atyre qe ishin angazhuar ne konspiracion dhe do te merrte kreun e mazhorances kryepucisti Edvin Kristaq Rama.
Ne fjalorin politik te Oksfordit theksohet se grushti i shtetit percaktohet si rrezimi i papritur me force dhe ilegal i nje qeverie. Nuk besoj te kete gje me te kristalte sesa perpjekja qe bene pucistet ne daten 21 janar ndaj qeverise legjitime te popullit shqiptar dhe Shqiperise vend anetar i NATO-s. Ata te cilet imagjinojne grushte shteti si vershim tankesh ne rruge jane gabim. Nje nga specialistet me te shquar ne bote Edward Luttwak thekson se nje grusht shteti nje puc konsiston ne infiltrimin e nje segmenti te vogel por kritik te aparatit shteteror qe perdoret me pas per te larguar kontrollin e qeverise nga ato pjese qe kane mbetur. Luttwak shkruan se Forcat e Armatosura nuk jane tipar dallues per nje grusht shteti. Ne Shqiperi Forcat e Armatosura jane nje institucion i shkelqyer anetar i NATO-s te gatshem per te mbrojtur rendin kushtetues te vendit per te permbushur te gjitha detyrimet qe kane nga Aleanca e Atlantikut te Veriut.
21 janari ishte nje grusht shteti po tu referohemi te gjitha percaktimeve qe ekzistojne sot ne literaturen boterore per kete akt te shemtuar. Enciklopedia britanike thote se intervencioni politik eshte grusht shteti dhe nenkupton rrezimin e papritur me dhune te qeverise ekzistuese nga nje grup i vogel. Ky grup ishte aq i vogel aq mjeran Keta ishin 20 30 40 aventuriere te udhehequr nga nje kryepucist me gjithsej 200 deri ne 300 bashibozuke morracake te droguar hajdute njerez qe kishin ardhur te rrezonin nje qeveri legjitime.
Ne fjalorin e lire puc apo grusht shteti eshte perpjekja e papritur e nje grupi njerezish per te rrezuar nje qeveri. Ne nje dokument tjeter thuhet se grushti i shtetit eshte rrezimi i shpejte jashteligjore i nje qeverie. Ne nje tjeter Word Web thuhet se grushti i shtetit eshte nje ndryshim i shpejte vendimtar ilegal ose me force i nje qeverie. Ne nje dokument tjeter themelor thuhet se grushti i shtetit eshte permbysja e papritur me force e nje qeverie nga nje grup pucistesh kunder saj. Besoj se nuk ka shqiptar qe nuk e ka te qarte se cili ishte grupi i pucisteve qe kryesohej nga Edvin Kristaq Rama.
Kam ketu mbi 17 perkufizimi qe te gjitha mbi grushtin e shtetit e cilesojne si nje akt te permbysjes se nje qeverie me dhune. Por grushti i shtetit te 21 janarit nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur. Ai ka pasur skenarin tipik pucist i cili filloi me montimin falsifikimin e nje video nga Edvin Kristaq Rama me ndihmen e nje hierarku e nje persekutori te vjeter te Sigurimit te Shtetit njeriut qe burgoste me ekspertizat e tij hanxhar te rinjte shqiptare edhe djalin e tribunit legjendar te lirise se shqiptareve te Abaz Kupit Fatbardh Kupi. Ketu eshte dokumenti i njeriut qe 30 vjet me pare me deshmine e tij do te bente qe te denohej me 12 vjet burg nje i ri per hartimin e matures qe kishte bere dhe ky eshte cakalli i Edvin Rames me te cilin filloi edhe skenari i grushtit te shtetit. U shfaq nje video.
Zoti kryetar reagimi im ndaj asaj videoje ka qene i fuqishem dhe jo se une u lendova personalisht por se e perceptova ate si fillimin e nje skenari ogurzi. Ne rast se qytetareve u kujtohet ne menyre te perditshme ne parlament dhe kudo u ndermoren sulmet me te fuqishme kunder manipulatorit dhe organizatorit te ketij manipulimi. Megjithese te nesermen gazetaret me integritet detyruan cakallin e Rames qe media e tyre te shfaqte pjesen nga ora 13.29.42 sekonda ne oren 13.30.4 sekonda pra mbi 20 sekonda te prera gjate te ciles faktohej se Kryeministri i vendit nuk kishte asnje lidhje me ate bisede qe Zevendeskryeministri bente me ish ministrin e Ekonomise dhe se ne ate bisede behej fjale jo per kontrate jo per tender jo per koncesion por behej fjale per zevendesimin e Drejtorit te KESH-it ne perputhje me marreveshjen midis Partise Demokratike dhe LSI-se nje kandidat qe ishte i PD-se do te zevendesohej me nje kandidat te LSI-se. Por pavaresisht se ishte qartesisht i montuar serish Zevendeskryeministri ne aktin e pare iu drejtua me nje leter Kryetares se Parlamentit ku e njoftonte se ai nuk i njihte vetes asnje imunitet dhe ne aktin e dyte erdhi ne zyren time duke me njoftuar doreheqjen e parevokueshme ne nje akt te larte qytetarie por edhe nje akt i larte pergjegjesie politike pasi u shpreh zoti Meta une nuk pranoj te ulem para prokurorit te shtetit si Zevendeskryeminister por si qytetari Ilir Meta. Ndonese kisha dijeni te plote rezultoi se segmente te tjera te videos ishin te manipuluara rezultoi se 700 mijeshi qe permendet ne video ishte ne shkresen me te cilen kompania i drejtohej ish ministrit per demin qe asaj i krijohej me moszbatimin e vendimit te gjykates. Por te gjitha keto jane ceshtje te hetimit dhe une ju ftoj juve qe ate video ta beni objekt te hetimit tuaj. Prokuroria po heton per korrupsion dhe une e pergezoj por ju duhet te hetoni se aty eshte fillimi i pucit. Gjithmone ne puce ka nje shkak duhet te gjendet nje pretekst dhe Edvin Kristaq Rama percaktoi si pretekst shpifjen trillimin manipulimin ne bashkepunimin me nje hierark te vjeter te Sigurimit te Shtetit qe u bente naten e zeze te rinjve shqiptare cakallin e tij ne Top Channel.
Zoti kryetar
Hetimi i asaj videoje eshte jashtezakonisht i rendesishem nga ana juaj me lidhje me asgje tjeter pervecse lidhjes se saj me pucin qe perjetoi Shqiperia. Ndonese video u paraqit para gjithe shqiptareve dhe manipulimi ishte i qarte si drita e diellit pati nje qe njeri u tha shqiptareve ne menyren me te pafytyre se nuk eshte manipulim por eshte e vertete dhe ky njeri eshte kreu i pucisteve Edvin Kristaq Rama. Me pas puci vazhdonte. U mblodh Asambleja e Partise Socialiste te cilen Edi Rama e shnderroi ne parti te dhunes dhe e riktheu ne origjinen e vet. Edi Rama nuk u fshehu shqiptareve qellimet e tij puciste. Perkundrazi shqiptareve u tha se ne demonstraten e 21 janarit populli nuk do kontrollohet por populli e kontrolloi veten shkelqyeshem. Ata qe rrethuan kryeministrine nuk ishin gje tjeter vecse funderrina te cilet mjerisht gjenden ne cdo komb. Por kur gjejne nje pucist ne mercenarizmin e tyre ata jane te afte te mos njohin asgje. Keshtu qe populli u kontrollua dhe u kontrollua ne menyre te shkelqyer. Mijera e mijera socialiste qe me qindra here kishin ardhur per te protestuar tek dritaret e zyres se Sali Berishes e te Keshillit te Ministrave dhe qe nuk kishin pasur as edhe lendimin me te vogel vecse respektin total per lirite e tyre u larguan nga vendi i ngjarjes.
Zoti kryetar
Puci u paralajmerua gjeresisht nga Rama Ruci dhe Gjinushi. Ky i dyti do te me kercenonte ne parlament se 21 janari ishte fundi im. Une ju them tani se 21 janari ishte triumfi im dhe njeheresh 21 janari ishte fundi juaj pucist.
Ky ishte nje puc i pergatitur me shume kujdes me financim te madh me mjete te vecanta. Por ajo qe nuk kishin llogaritur kurre pucistet ishte se ata nuk dinin qe Policia e ketij Shteti policia e ketij vendi te lire ishte e afte dhe e zonja te zmbrapste cdo puc. Ata nuk llogarisnin se Garda e Republikes se ketij vendi ishte e afte te mbronte me cdo sakrifice institucionet e republikes. Ata nuk dinin se Shqiperia nuk ishte me skafo-republike e tyre por ishte vend anetar i NATO-s dhe shtetit ligjor.
Per 10 dite resht deputete dhe drejtues te PS-se ne rrethet Has Kukes Puke Shkoder Lezhe Mirdite Peshkopi Burrel Tirane Durres Kruje Librazhd Elbasan Korce Kolonje Permet Tepelene Gjirokaster Vlore Sarande rekrutuan mercenaret paguan sipas dokumenteve te pakundershtueshme 200 deri ne 300 dollare vetem per dhunen 50 deri ne 100 dollare per transportin dhe shpenzime te tjera. U mblodhen per tu shperndare nga baronet e krimit te organizuar ne krye te PS-se Fidel Ylli Tom Doshi Sadri Abazi Artan Dulaku Koco Kokedhima e te tjere rreth 2 milion euro. Jane shperndare 1.3 milion dhe te tjerat jane ne rezerve apo kane perfunduar ne xhepat e tyre sepse bashibozuket ate dite u kthyen e po vidhnin protestuesit ne menyren me cnjerezore. Me keto para jane siguruar ngarkesat e tritolit jane siguruar armet e vecante kallashnikovet.
Zoti kryetar
qytetaret shqiptare kaun dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne zberthimin ne cdo qelize te ketij puci te ketij akti te shemtuar. Ata paralajmeruan Kryeministrin e vendit ne dhjetera ne mos qindra raste si po pergatitej. Me nje shkalle te larte pergjegjesie ata u perpoqen bene me te miren per te paralajmeruar njerezit e tyre qe te mos vinin si mish per top te nje grushti pucistesh.
Grushti i zhvillua para kamerave. Qytetaret shqiptare pane se pasi nuk thyen dot pjesen ballore te Policise se Shtetit pucistet dhane urdher te sulmohej porta e kryeministrise.
Zoti kryetar
ne mediat e ketij vendi jane transmetuar thirrjet qe vinin nga kullat binjake nga drejtuesit e tyre perpara hyni cani porten. Por sot disponojme dokumente te pakundershtueshme se deputetet kryesore te kesaj partie kerkonin me cdo kusht urdheronin me telefon nga lokalet e Fidelit perpara ecni mos kini frike te shtenat jane me fisheke manovre ju do fitoni dhe gjenerali tjeter qe pyeste tu cojme tani kallashet apo me vone. Tek Tajvani nje makine e vecante ishte e mbushur me tritol ne kallepe 400 grameshe te cilat u shperndane dhe i hodhen ne menyre te perseritur kunder Gardes dhe Policise se Shtetit. Makinat me kallashnikove ishin afer. Edi Rama qendronte ne krye te komandes. Ne rast se ndonjehere nje nga pucistet i sigurt ne disfaten i sugjeroi te largohemi se humbem kryepucisti i thote ne asnje menyre te vazhdoje beteja. Eumlnderronte besonte se me ata bandite me ata njerez te hurit e te litarit te gurit e eksplozivit do mund te vinte ne zyren e kryeministrit. Kryeministria Keshilli i Ministrave kishte nje mbrojtje te plote e totale. As 200 as 2000 e as 20 mije nuk mund ta merrnin ate. Kurre Ajo kishte nje mbrojtje absolute dhe do te kete nje mbrojtje absolute. Sikunder ne kete vend te lire do te respektohet me vendosmerine me te madhe cdo liri dhe e drejte e qytetareve shqiptare per proteste dhe po me ato ligje po me ate Kushtetute do te mbrohen me vendosmeri totale institucionet e ketij vendi.
Pasi mbarova dreken ne oren 14.15 u ktheva ne zyren time. Punonjesve u thashe se institucionet jane keshtjella dhe nuk jepen kurre. Sado e hidhur sado e shemtuar sado e dhimbshme qe eshte ajo qe ndodhi ne 21 janar nga ana tjeter po kaq madheshtore po kaq heroike po kaq domethenese eshte qendresa e atyre burrave dhe grave te Policise se Shtetit dhe Gardes te cilet bene te qarte se institucionet keshtjelle te lirise nuk jepen nuk mund ti pushtoje kush kurre.
Zoti Kryetar
Demonstruesit erdhen per proteste paqesore por nje pjese e tyre ka ardhur e pajisur me arme shume te vecanta me cadra pistolete me stilolapsa pistolete me pistoleta e mjete te ndryshme. Duhej me cdo kusht qe kryeministri vendit ne qofte se nuk dorezohej te kalonte mbi kufoma te realizohej ajo qe kishte paralajmeruar kryepucisti Rama. Mbi kete ngjarje ne sot disponojme te dhena te shumta per cdo qelize cdo segment te zhvillimit te saj. Por natyrisht pjesa me kriminale e kesaj ngjarjeje ishte ne bunkerin e Fidelit. Aty Edvin Kristaq Rama me pucistin Ruci Gjinushi me bllokmene te tjere por dhe eksponente te mafias qe ka te dy dulaket me pasardhes te bllokut me te ashtuquajturit gazetare te cilet do te botonin ne faqet e zeza te tyre njoftimin se Berisha u arratis kerkoi strehim ne ambasaden serbe. Te gjithe ishin ne komande. Qe te gjithe jane te dokumentuar. Ne komande ishin edhe ata deputete te PS-se qe rrethuan me zjarr kryeministrine dhe i prine zjarrit. Keni bere nje akt shume te pergjegjshem kerkuat tabulatet. Tek Shekspiri thuhet drama gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Tabulatet u bene edhe gracka ku shpirti i pucisteve kapet e bie si laraska. Ata e dine veten e tyre ndaj ketij akti cka i ka tronditur pucistet sepse ne ato kontakte jane te gjitha lidhjet e tyre me krimin ne ato kontakte qendrojne te gjitha lidhjet e tyre me pucin. Te jeni te sigurt se pervec atyre ka dokumente te shumta te cilat Kryeministri i vendit do ti dorezoje te gjithe ne kete komision por edhe ne institucionet perkatese. Pra zoti kryetar kemi te bejme me nje puc te paralajmeruar.
Ne mengjesin e dates 21 janarit si akti i pare zyrtar kam thirrur ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit dhe u kam kerkuar tu transmetojne Policise se Shtetit dhe Gardes porosine time per vetepermbajtje maksimale te deshmojme respekt te madh per protesten paqesore per ata qe duan te protestojne ne menyre paqesore. Ne kishim informacione te sakta nga shqiptaret por edhe nga diplomate te vendeve mike per ate qe mund te ndodhet dhe qe do ndodhte. Por neve takonte qe ne asnje menyre te nisur nga keto informacione te shfaqej qofte edhe nervozizmi i vogel. Me mbrapa jam informuar se ministri dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit kane percjelle me pergjegjesi porosine time tek te gjithe trupat. Ajo qe eshte e papranueshme dhe qe kerkon nje hetim te thelle nga juaj eshte fakti se Sherbimi Informativ Kombetar Agjencia pergjegjese per zbulimin dhe kunderzbulimin ne kete vend qe nje nga objektivat kryesor ka mbrojtjen e rendit kushtetues nuk ka sjelle as edhe informacionin me te vogel. Kerkeses se Drejtorit te Pergjithshem te Policise ne daten 16 janar dhe ju do keni disponibel dokumentin kjo Agjenci i pergjigjet se nuk ka asgje te re. Nderkohe kur ne kishim informacione te plota per ate qe mund te ndodhte.
Cili eshte shkaku dhe arsyeja cfare ia lidhi syte e i shurdhoi veshet ketij Sherbimi per te cilin qeveria shqiptare shpenzon sot per punonjesit e saj 70 perqind me shume se ne vitin 2006. Natyrisht ishte nje sherbim me 1500 vete dhe i binte te ishte 10 here me i madh se Sherbimi i Britanise se Madhe po ta proporcionojme per fryme u ridimesionua dhe arriti ne 950 vete dhe per punonjesit shpenzimet ne kete Sherbim jane rritur 70 perqind sa asnje institucion tjeter i vendit. Kjo ceshtje meriton nje hetim i plote. Nese keta sy te lidhur e veshe te shurdhur kane lidhje me vendosmerine e kryeministrit per te percaktuar mandatin eshte ne tagrin tuaj ta hetoni. Pas nje kerkese te bere nga aleati e vendi qe ka pergjegjesine kryesore ne bote per sigurine une e shtyva ndonese une mbeten dhe i qendroj parimit te mandatit. Por nje vend qe ka bere gjithcka per Shqiperine me shume se kushdo tjeter nuk mund te mos degjohej nga kryeministri dhe kete e bera pasi bisedova me zyrtare te qeverise amerikane me nje mirekuptim. Natyrisht jo se une do te hiqja dore nga mandati por normale qe ne ceshtjet e sigurise e them edhe haptas ne mbeshtesim kudo e per cdo gje qeverine e Shteteve te Bashkuara e mbeshtesim sepse ato kane pergjegjesine kryesore ne bote per sigurine e paqes e stabilitetit. Kjo eshte arsyeja.
Sherbimi Informativ ne disa rrethe ju duhet te hetoni nese kane derguar apo jo te dhena ne qender nuk mund ta them. Une personalisht di te them kete qe thote policia. Eumlshte e papranueshme qe gjate dites se pucit Drejtori i Sherbimit Informativ nuk i ka hapur telefonin Drejtorit te Pergjithshem te Policise i cili i ka telefonuar ne menyre te perseritur. Po diten e pucit ky zoteri i ka deklaruar Shefit te Sherbimit te Inteligjences Ushtarake se nuk ka asgje te vecante. Dhe kjo eshte nje deklarate ne dreke. Komisioni duhet te hetoje per te gjithe keto. Ai duhet te hetoje edhe per disa probleme te tjera te cilat nuk kane interes publik por qe meritojne nje hetim nga ky komision per disa te verteta qe jane te rendesishme per ju.
Zoti kryetar
Pas 5 ore barbarish mbi Policine e Shtetit dhe Garden e Republikes grushti deshtoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnje shans zero shans. Ne kete perplasje mbeten tre te vrare. 81 gardiste te plagosur 27 policise dhe dhjetera demonstrues. Une kam dale menjehere para shqiptareve dhe kam theksuar se duke i shprehur ngushellimet e sinqerta familjareve te viktimave te cilet sipas te dhenave paraprake jane qelluar nga afer me arme zjarri jo ne perdorim te forcave te rendit pasi keto ishin te dhenat qe me erdhen nga spitali i kerkoj prokurorise te zbardhe rrethanat e goditjes se tyre ne et gjitha aspektet. Kjo eshte kerkesa ime ne daten 21 janar ne oren 19.00. Natyrisht e kam theksuar dhe e theksoj se ne perpjekjen per nje grusht shteti mund te mos kete asnje viktime mund te kete 3 mund te kete 30. Garantoj shqiptaret se kurre ndonjehere cilido te jete cmimi nje institucion i lire i ketij vendi te lire nuk do mund te merret kurre nga askush. Kjo eshte jashte cdo diskutimi. Institucionet nuk preket lirite e te drejtat e ketij vendi nuk preken. Ky eshte qendrimi im. Ndaj dhe une i kerkova prokurores se shtetit te nise menjehere hetimin pasi keshtu eshte rregulli si u vrane kush i vrau ne ckushte u vrane. Te gjithe keto pergjigje qe duhet ti jape ekspertiza. I eliminuan ata qe kishin ardhur cadra-pistolete apo stilolapsa-pistolete apo i eliminuan gardistet te cilet kur u hap dera qelluan ne ajer para te gjithe kamerave sepse po te qellonin direkt mbi objekt do te kishte dhjetera te vrare qelluan direkt u shkau dora te gjitha jane ceshtje te eksperteve dhe qe te gjitha hetohen ne nje vend te lire. Dhe vdekja eshte gjeja me e dhimbshme.
Por puci nuk ndalonte humben nje beteje me turp me bisht nder shale dhe serish besuan se nuk kishin humbur. Ne qofte se e keni konstatuar ate nate kreu i pucit Edvin Kristaq Rama ka dale tre here ne media perfshire edhe oren 01.00 te nates. Ne oren e fundit ky pucist do tu deklaronte shqiptareve se do te protestojme neser kunder horrave te Gardes e cila ka vite qe mbron Edvin Kristaq Ramen dhe e mbron me eficence te plote. Kete do ta deklaronte ne oren 01.00. pas kesaj ore pasi une e kam zakon te fle vone dhe vetem brenda tre kater oreve pas shpalljes se kesaj proteste qe do te mbahej nje faktor tjeter politik i ketij puci sic do faktohej Prokurorja e Pergjithshme do te vendoste arrestimin e te gjithe zinxhirit te komandes se Gardes ne menyre qe pucistet te demonstronin lirshem kunder horrave te Gardes e te pushtonin institucionet. Ministri me informon heret e me thote se na ka ndodhur kjo gje. Por une kisha informacion edhe per stadin B dhe per stadin C te pucit ndaj nuk isha aspak i papergatitur. Ne keto kushte ministri lidhet ne telefon me Prokuroren e Pergjithshme dhe i thote se ne rast se arrestonin pa asnje hetim te gjithe zinxhirin e komandes se Gardes me ke do ti mbrojme institucionet pasi ai i kishte shpallur lufte horrave te Gardes qe nuk e lane te realizonte qellimin e tij pucist. Burimet direkt nga prokuroria e shtetit me informojne se ishte pergatitur grupi i gatshem i cili ne rast se kryeministri nuk do eliminohej me puc do te merreshin me hetimin e tij. Nga Prokuroria e Pergjithshme me njoftojne se ky eshte urdher direkt i Prokurores se Pergjithshme ne bashkepunim me kreun e shtetit.
Nderkohe te nderuar deputete ne deklaraten qe kreu i shtetit kishte leshuar pasdite ne kulimin e agresionit ndaj Keshillit te Ministrave Shkelqesia e tij nuk citonte as edhe nje here te vetme fjalen dhune. Shkelqesia e tij Presidenti i republikes i kerkonte te gjithe faktoreve te negocionin per te qetesuar protestuesit. Nderkohe dergonte zedhenesin e tij te pashpallur ne Top Channel ku shprehej se Berisha duhet te negocioje me banditet. Keto jane problemet nje beseprere dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet te shqyrtoje dhe zberthente po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut ate komunikate ky atij apo ai ketij. Pra i kerkohej kryeministrit te rrethuar qe te turperonte flamurin e te negocionte me bandite. Kjo eshte deklarata. Presidenti i Republikes duhet te jape shpjegime se cfare ia mbylli syte atij qe nuk pa dhunen qe pane shqiptaret kunder institucionit kushtetues cilat ishin ato mure qe nuk e lane ate te shohe cilat ishin ato ekrane qe nuk ia paraqiten atij kete dhune. Kjo eshte ceshtje te cilen ju duhet ta hetoni. Shqiptaret duhet ta mesojne te verteten. Nje gje dua tju garantoj se ndaj tij ne menyre te perseritur kam deshmuar respekt respekt dhe vetem respekt. Qe tre muaj kur ka ardhur pas emerimit ne Partine Demokratike ne ate seli ky zoteri ka pasur vetem mbeshtetjen dhe respektin e kryetarit te saj. Tani ishte e habitshme.
Te nesermen ministri me thote se kishte nje takim presidentin ne oren 10.00. E pyes perse e kishte kerkuar ate takim dhe mu pergjigj per arrestimet e Gardes. I them te mos merrej me kete pasi une kam informacionet e mia dhe qe gjithcka kombinohej mes Prokurores se Pergjithshme dhe atij. Por meqenese do te shkosh pasi nuk ke pse e anulon takimin i thashe shtroi nje pyetje zoti President mbi pese ore eshte sulmuar ne menyre barbare Policia e Shtetit dhe institucioni kushtetues i Keshillit te Ministrave. Dhe pergjigja e Presidentit te republikes ishte kjo opozita ka vetem fjale. Se dyti kur po diskutohej ceshtja e arrestimit te zinxhirit te komandes se Gardes Presidenti i republikes i drejtohet ministrit Basha ki kujdes ato letrat e tua.
Ne nje situate te tille per te parandaluar zhvillime Ministri Takon perfaqesuesit kryesor diplomatike dhe une i thirra ne takime te vecante dhe ne grup. Ne keto takime i informova per zhvillimet dhe ju kerkova qe te sjellin hetues dhe te kontribuojne ne zbardhjen e kesaj te vertete. Ne jemi shume te hapur ndaj cdo hetimi se do te vleresoja shuke cdo kontribut ne kete drejtim dhe se nuk kam asnje tendence ne menyre absolute per te parandaluar asnje lloj hetimi. Perkundrazi te secili nga ata per te cilet eshte leshuar mandat arresti eshte i gatshem te deponoje nga ora 12 e nates ne oren 12 te dites por jo nen arrest kolektiv sic veproi kryeprokurorja. Nje zhvillim intensiv takimesh ambasadori i SHBA-ve njoftoi se qeveria amerikane ka pranuar dhe eshte e gatshme te ofroje ndihme per hetimin pasi besueshmeria e institucionit ishte kompromentuar ne shkallen maksimale nga titullari i saj. Ky titullar por edhe zoti Rama pranuan qe eksperte te shquar te SHBA-ve ti bashkohen hetimit duke e konsideruar hetimin si elementi me themelor te zgjidhjes se kesaj krize te rende te krijuar nga tentativa per te marre pushtetin me dhune nga kreu i PS-se sebashku me Gramoz Rucin e Skender Gjinushin. Ne menyren me te papergjegjshme ne prani te ambasadorit te SHBA-ve prokurorja e vendit deklaron para gazetareve se nuk kishte marre asnje padi nga policia per dhunim te rendit kushtetues ne nje kohe kur e kishte marre te pakten 24 ore perpara. Ju kerkua ne menyre te perseritur te jape sqarime pro nuk pranoi. Ajo qe eshte me e renda e rende njelloj sa rrethimi i kryeministrise dhe sulmi ndaj saj ishte shkelja e marreveshjes me faktorin nderkombetar qe beri prokuroria e vendit. Ne per te kontribuar ne nje progres vendosem dhe rame dakord qe te gjithe anetaret e Gardes te paraqiteshin per hetim urdhrat e arrestit do te anuloheshin e do te vazhdonte hetimi sipas te gjithe procedurave me gjykate e gjithcka tjeter. Ne menyre befasuese kjo zonje pasi kishte dhene miratim te plote per nje marreveshje hollesisht te negociuar e shkel ate dhe gardisteve te paraqitur per hetim kerkon me cdo kusht tu vere hekurat pasi mitingu ishte te premten.
Zoterinj anetare te komisionit
Zoti kryetar
Hetimi i shkaqeve te shkelmimit te kesaj marreveshjeje duhet te jete nje nga pistat kryesore ne hetimin e grushtit te shtetit cila ishte qendra cili ishte truri cili ishte bosi qe urdheroi zonjen te grise marreveshjen. Ka nje rendesi te madhe per vendin qe kjo te gjendet. Prandaj ju djegin shume tabulatet se te nesermen e pucit ne oren 5 pasdite zonja merr ne telefon Drejtorin e Pergjithshem te Policise dhe i kerkon ekzekutimin e mandateve. Drejtori i thote se i keni plotesuar me lapsuse teknike dhe vetem 30 minuta me vone Edi Rama kryepucisti paraqitet para mediave dhe deklaron se policia nuk po ekzekuton mandatet sepse thone se kane lapsuse teknike. Une kam indicet e mia se cili ishte komunikimi i zonjes Rama me zotin Rama por eshte ne tagrin tuaj dhe un do te perpiqen te jap ndihmesen time. Por sidoqofte lemeria nga tablatet flet vete.
Zoti kryetar
Jam ketu per te shprehur nje mirenjohje shume te thelle qytetareve te Tiranes por ne teresi qytetareve shqiptare te cilet me maturine e tyre te qendrimit demokratik me pergjegjesine e tyre lane ne vetmi 200-300 bandite njerez te hurit e te litarit bene qe nje grup aventurieresh te ndryre ne kullat binjake ne lokalin e Fidelit pinjolle te bllokut lakej e cakej te tyre perreth te perjetojne deshperimin dhe turpin me et madh per deshtimin e tyre. Une dua te falenderoj te gjithe ata qytetare te cilet dhane dhe japin nje kontribut te madh per te qartesuar rolin gjithsecilit atyre qe ishin ne bunker dhe atyre qe ishin ne shesh. Une kam besim te madh se ju do ti paraqisni parlamentit dhe shqiptareve raportin me te plote me te vertetat me konkrete. Nje seri deshmitaresh kane dhene deshmi te shkelqyera te cilat do tu jepej juve por edhe grupit te hetimit.
Zoti kryetar e te dashur qytetare e qytetare shqiptare
Ky ishte nje grusht qe deshtoi dhe qe nuk mund te realizohet dot kurre. Askush nuk mund te marre Keshillin e Ministrave apo ndonje institucion tjeter. Ky grusht ne fazen A synonte marrjen e Keshillit te Ministrave Parlamentit Televizionit Publik Shqiptar dhe ministrive kyce. Drejtori i Televizionit Publik Shqiptar kercenimeve me jete te bera diten para pucit do tu pergjigjej urdheroni do me keni para jush lakuriq si kryetarin tuaj te pucit. Natyrisht edhe zoti Beci kishte ndermend te mbronte institucionin njelloj si une detyren time por ia tha kete se kete institucion se merrni dot kurre. Po keshtu parlamentin dhe ministrite. Te gjithe kane qene ne krye te detyres.
Dua te falenderoj dhe ju bej thirrje qytetareve ne te kater anet e vendit te kontribuoni sa me shume ne qartesimin gjithcka rreth kesaj ngjarjeje me te turpshmen qe ka ndodhur ne 87 vitet e fundit ne historine e vendit. I siguroj se demokracia shqiptare institucionet liria dhe vlerat e saj jane te pacenueshme. Eumlshte e vertete qe nje ndertese ne bulevard u rrethua nga flaket por eshte e vertete qe shkelqeu mbi flaket e cdo gje vendosmeria trimeria e heroizmi i burrave e grave qe mbrojten ate institucion dhe qe jane te gatshem te mbrojne me cdo kusht institucionet e shtetit ligjor te ketij vendi e te bejne te deshtoje cdo pucist e cdo puc.
Dua te informoj ju dhe shqiptaret se ne interesin me te mire te vendit e te shqiptareve e tju garantoj se ne vendosmerine time me te madhe ka ekzistuar nje kerkese konstante qe ky problem te trajtohet brenda institucioneve dhe ky eshte edhe vendimi im. Cka do te thote se ne rast se une sot bej transparencen para shqiptareve per dy tre elemente ne krye te institucioneve nuk ngaterroj aspak institucionet nuk me lekundet aspak respekti ndaj institucioneve. Jam i bindur se hetimi eshte themelor por jam i bindur edhe se thirrja e eksperteve me te mire nga nje vend mik e i madh i cili ne cdo moment te veshtire ka ndihmuar me shume se kushdo Shqiperine e shqiptaret ishte hapi i duhur dhe jam i bindur se ky hetim jetik per paqen e stabilitetin e vendit do te realizohet me paanesi pavaresi dhe sukses te plot brenda institucioneve te ketij vendi.
Zoti kryetar
Shpreha ate qe kam konstatuar per kreun e shtetit por ju garantoj ju dhe shqiptaret se ai do te respektohet ne postin e tij. Natyrisht para ligjit te gjithe jemi te barabarte. Ne kete kontekst te gjithe do te deshmojne para shqiptareve per rolin e tyre ne kete akt madhor dramatik qe perjetoi vendi. Garantoj cdo institucion se ka respekt te plote te qeverise. Kjo eshte nje arritje tjeter e madhe e demokracise shqiptare. Sikunder mbetem i vendosur per cdo pergjigje ndaj tentativave puciste te perseritura. Puci nuk kalon ne kete vend. Ata qe e ndermoren duhet te marrin turpin e historise.
Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht dallimeve partiake qe i besojne lirise e vlerave te saj qe i besojne pluralizmit qe i besojne demokracise te denojne kete akt te shemtuat si diten me te zeze te demokracise shqiptare dhe si nje nga ditet me te zeza ne historine e kombit shqiptar. I garantoj se kurre ndonjehere grushtet nuk do te mund te kalojne mbi institucionet e ketij vendi. Ju faleminderit.
Deklarata e kryeministrit eshte marre nga faqja zyrtare e Keshillit te Ministrave www.km.gov.al/index.phpfq=brendaampm=newsamplid=14269