E Diel, 1 Nëntor 2026

Toefl-i ne rrezik diplomat e 14 mije te rinjve

Te tjera rreth shkrimit Studimet ne France 177 euro ne vit TIRANE- Nje grup studentesh te fakultetit Filologjik kane zhvilluar dy dite me pare nje takim me dekanin Shezai Rrokaj te cilit i kane kerkuar qe te nderhyje per te hequr provimin e TOEFL-it si kusht detyrues per diplomen e masterit. Sipas tyre jo vetem qe ai ka nje kosto shume te larte per xhepat e familjeve te tyre por ata nuk mund ta mesojne anglishten per nje periudhe kaq te shkurter.

Ata i kane argumentuar dekanit Shezai Rrokaj se shumica e tyre dine shume pak anglisht dhe nuk mund ta mesojne ate rrjedhshem vetem per nje vit.
Dekani Rrokaj u ka shpjeguar te rinjve sa fakulteti nuk mund te dale mbi ligjin e arsimit te larte dhe e vetmja ndihme qe ata mund tu japin studenteve eshte nje tarife me e ulet per studentet e Universitetit te Tiranes dhe shtyerja me nje muaj e afatit per dhenien e ketij provimi te rendesishem.

Megjithate Rrokaj i ka qetesuar studentet duke u thene se as Ministria nuk ka vendosur ende se cfare do te beje me anglishten pasi ende nuk ka ndonje udhezim konkret por thjesht nje njoftim se do te vihen ne dijeni me vone. Sipas ligjit te arsimit te larte te gjithe studentet e masterit dhe doktoratures duhet te japin provimin e Toefl-it per te marre diplomen qe u njeh kete cikel studimesh - u ka shpjeguar Rrokaj studenteve. - Por deri me tani nuk kemi ndonje udhezim te qarte per kete procedure.

Ne jemi ne pritje te udhezimeve te detajuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ne kemi ne dore vetem disa lehtesi te vogla. Keshtu rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule ka arritur nje marreveshje me kompanine perkatese qe studentet e universitetit te Tiranes te paguajne gjysmen e tarifes qe ka ky test. Nderkohe qe po per te lehtesuar studentet ne kemi vendosur te shtyjme afatin per dhenien e tij pra ky test duhet te jepet ne mars ne e kemi shtyre per ne prill - ka shpjeguar Shezai Rrokaj.

Nderkohe qe Esiona Konomi kryetare e keshillit studentor te ketij fakulteti na shpjegon se kerkesat e te rinjve jane te drejta dhe se ata presin nje pergjigje pasi shumica e te rinjve rrezikojne te mos marrin diplomen nga ky kusht. Studentet i kane kerkuar dekanit Rrokaj qe te nderhyje prane Ministrise per heqjen e provimit te TOEFL-it pasi nje pjese e madhe e tyre nuk dine fare anglisht dhe sigurisht qe nuk mund te marrin piket e duhur ne TOEFL qe eshte nje test shume i veshtire.
Ne jemi ne pritje te nje pergjigjeje - ka deklaruar kryetarja e keshillit studentor te ketij fakulteti. Nderkohe qe edhe kostoja e ketij provimi eshte problem per te rinjte pasi eshte teper e larte. Kurset parapergatitore kushtojne 300 euro ndersa testi i TOEFL-it kushton rreth 94 euro qe ne total bejne rreth 400 euro dhe certifikaten e merr vetem nese arrin te kapesh piket e duhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›