E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fjalët i merr era, veprat ngelen”, Balluku i dorëzon stafetën ministrit të ri : Mirënjohëse për këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë

Belinda Balluku ia kaloi stafetën Enea Karakaçit, i cili sot zyrtarisht mori detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ish-ministrja falënderoi bashkëpunëtorët e saj, duke kujtuar se punët dhe veprat janë ato që mbeten dhe jo fjalët.

“Dua të mbani mend diçka: populli është padyshim më i mënçuri nga të gjithë dhe populli thotë se “gjuha kocka nuk ka, por thyen kocka”, populli thonë që: fjalët lënë plagë dhe shenja, por populli thotë gjithashtu se fjalët i merr era në fund fare.

Mos harroni asnjërën që ato që era nuk merr, janë veprat, janë punët, janë ajo çka ju lini pas si një trashëgimi nga pozicioni që ju mbani. Fjalët do ti marrë gjithmonë erë, ndërkohë veprat dhe punët do të mbeten aty. U jam mirënjohëse për të gjithë këtë rrugëtimi që kemi bërë bashkë”, tha ndër të tjera Balluku.

LEXO EDHE: I dorëzoi ministrinë Karakaçit, Balluku: Nuk e kam penguar kurrë hetimin! 300 apartamentet, pjesë e gjyqit publik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›