E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas njoftimit  të gjykatës, më 2 mars 2026 Meta kishte depozituar një kërkesë me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë nga ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën, për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëherazi Kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor 2024, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Që prej asaj kohe ai vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›