Flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën parcelën me ullinj, nën hetim 75-vjeçari në Himarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Policia e Himarës ka vënë në hetim një 75-vjeçar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Policia njoftoi sot se 75-vjeçari Dh.B dyshohet se “më datë 21.06.2025, në vendin e quajtur “Pllaqeri”, Himarë, ka ndezur një zjarr me qëllim pastrimin e parcelës së tij të ullinjve dhe, nga pakujdesia, zjarri i ka dalë nga kontrolli duke djegur pjesërisht rreth 70 rrënjë ulliri, si dhe një sipërfaqe toke të llojit kullotë”.
/m.q//a.f//r.e/