E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë 4 hektarë grurë në Korçë, dyshohet si i qëllimshëm

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve .

Ishte ndërhyrja e shpejt e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Maliqit që bëri të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera.

Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm nga pronari i kësaj sipërfaqeje, ndaj të cilit pritet të ketë masë administrative./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›