E Premte, 6 Nëntor 2026

Flamuri kuqezi në Madison Square Garden/ Marko Kepi njofton mbrëmjen e trashëgimisë shqiptare në New York

Një mbrëmje e veçantë kushtuar trashëgimisë dhe kulturës shqiptare do të organizohet më 7 dhjetor në arenën e famshme Madison Square Garden në New York, gjatë ndeshjes së hokejit mes New York Rangers dhe New Jersey Devils.

Marko Kepi

Lajmi është bërë i ditur nga Marko Kepi, president i organizatës Albanian Roots, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar organizimin e aktivitetit “Albanian American Heritage Night” (Nata e Trashëgimisë Shqiptaro-Amerikane).

Sipas njoftimit, Madison Square Garden dhe Albanian Roots do të bashkëpunojnë për organizimin e kësaj mbrëmjeje, e cila synon të promovojë trashëgiminë shqiptare dhe të bashkojë komunitetin shqiptaro-amerikan përmes sportit.

Aktiviteti do të zhvillohet të hënën, më 7 dhjetor, në orën 19:00 me orën lokale të New York-ut, gjatë përballjes së New York Rangers me New Jersey Devils.

2026-11-05 17_25_07-Albanian Heritage Night - Brave

Një element i veçantë i kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe kapelja ekskluzive e New York Rangers me flamurin shqiptar, e cila do të përfshihet në çdo paketë bilete të aktivitetit.

Gjithashtu, një pjesë e të ardhurave nga çdo biletë e blerë do të shkojë për mbështetjen e nismave të organizatës Albanian Roots, e njohur për aktivitetet e saj në promovimin e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2026-11-05 17_28_32-WhatsApp - Brave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›