E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari dhe Tirana, barazimi që nuk bën punë

Flamurtari dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët krijuan shumë raste në pjesën e parë dhe arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 37-të me anë të Maksutit. Në pjesën e dytë, minuta e 75-të, bardheblutë vendosën barazpeshën me anë të Junior.

Në minutat në vazhdim, përpjekjet për të arritur te goli nuk munguan, por rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në sinjalizimin e fundit.

Një barazim që nuk bën punë për asnjërën nga dy skuadrat, që mbeten në fundin e tabelës: Flamurtari në vend të 9 me 9 pikë, Tirana në vend të 10 me 7 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›