Prej 2 ditësh i bllokuar, hapet për qarkullimin e mjeteve aksi Suhë–Poliçan në bashkinë Libohove

Aksi rrugor Suhë–Poliçan në bashkinë e Libohovës, i cili ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut nga moti i keq, është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Prej dy ditësh, segmenti në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dallëndyshes” kishte mbetur i pakalueshëm, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës. Pas ndërhyrjes dhe punimeve në terren, qarkullimi është rikthyer.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Gjirokastrës. Në Dropull, ura që lidh aksin rrugor kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat, si dhe me fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar dëmtim të konsiderueshme.
/rtsh.al/