E Hënë, 2 Nëntor 2026

Florida/ Avioni përplaset në një bllok banimi, raportohet për disa viktima

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule22:45 - 1 Nëntor, 2026

Një avion privat me nëntë persona në bord u rrëzua të dielën pasdite në një bllok banimi në Greenacres, pranë West Palm Beach, në Florida.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe dëme të shumta.

Autoritetet kanë raportuar për “disa viktima”, por ende nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të personave që kanë humbur jetën.

JUST IN: Unknown aircraft crashes and catches fire in Palm Beach County, Florida, scattering debris and bringing down power lines. https://t.co/DgpUYR10fb

— Scope Report (@ScopeReport_) November 1, 2026

Avioni, që dyshohet të ishte një Learjet 60, u rrëzua pranë Military Trail dhe 10th Avenue North, pak pas orës 13:00 (sipas kohës lokale). Disa pjesë të avionit u shpërndanë në zonë, ndërsa u dëmtua një nga banesat.

Sipas raportimeve, avioni goditi një pemë dhe rrëzoi linjat elektrike përpara se të përplasej në park.

Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach njoftoi se të gjitha korsitë e Military Trail, pranë Cresthaven Boulevard dhe 10th Avenue North, janë mbyllur. Drejtuesve të automjeteve u është kërkuar të shmangin zonën dhe të përdorin rrugë alternative.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Disa media raportuan se avioni mund të ishte nisur nga Boca Raton, por ky informacion ende nuk është konfirmuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›