Irani zgjedh diplomacinë në vend të luftës/ Ministri i Jashtëm iranian: Vendi është plotësisht i përgatitur edhe ushtarakisht
Sondazh
Loading ...

schedule22:21 - 1 Nëntor, 2026
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, iu përgjigj presidentit Donald Trump, duke deklaruar se vendi i tij shpreson te diplomacia, por është plotësisht i përgatitur edhe për t’u mbrojtur ushtarakisht.
Deklarata e tij erdhi pasi negociatorët iranianë zhvilluan të shtunën bisedime në Doha me ndërmjetësuesit nga Katari.
Në fokus të diskutimeve ishte gjetja e një rrugëdaljeje nga lufta në Gjirin Persik.
“Nëse do të arrijmë apo jo një marrëveshje, kjo varet nga përgjigjet për shumë çështje që nuk janë trajtuar ende. Ne po bëjmë çmos dhe shpresojmë që pala tjetër të ketë mjaftueshëm gjykim për të zgjedhur diplomacinë në vend të opsioneve të tjera.
Megjithatë, ne jemi plotësisht të përgatitur edhe për ato opsione. Misioni i forcave tona të armatosura është tashmë krejtësisht i qartë; ato janë shumë më të forta sesa ishin gjatë dy luftërave të mëparshme”.
Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të shtunën se presidenti Donald Trump nuk ka vendosur ende nëse do të ndërmarrë sulme të reja kundër Iranit, por se do të preferonte që konflikti të zgjidhej përmes rrugës diplomatike.
Gjatë javëve të fundit, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, Trump është përmbajtur nga ndërmarrja e sulmeve ndaj Iranit. Bisedimet e së shtunës në kryeqytetin e Katarit pasuan diskutimet që zgjatën më shumë se 12 orë të premten, mes përfaqësuesve iranianë dhe atyre nga Katari në Teheran.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

