E Martë, 3 Nëntor 2026

Flota e mjeteve “green”, rritje me 56% në katërmujorin e parë të vitit

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Flota e mjeteve “green” (elektrike dhe hibride) arriti shifrën 7655 në fund të muajit prill 2025, duke shënuar rritje me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit  2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informoi se 1277  mjete 100% elektrike janë regjistruar në 4-mujorin e parë të këtij viti, janar-prill 2025, ose 56% më shumë krahasuar me janar-prill 2024.

Sipas DPSHTRR-së, 32,8 % e mjeteve elektrike janë me 0 km të regjistruara për herë të parë dhe 72% e autoveturave të regjistruara gjatë janar-prill 2025 janë Euro 5 e sipër.

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›