“Foltorja” e PD, Balla sërish ironik: 93 krushq bashkë me kameraman, fotograf dhe orkestër

Siç çdo të hënë, sapo përfundon “Foltorja” e Partisë Demokratike, vjen edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Përmes një postimi në Facebook, Balla nuk kursen ironinë duke quajtur pjesëmarrësit në “Foltore”, “krushq”.
“Të dielë krushqit me flamunj europian, gjerman, të hënën mbajnë fshehur një flamur amerikan. 93 krushq gjithësej bashkë me kameraman, fotograf dhe orkestër“, shkruan Balla.
