Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi nga Kosova, u pickua nga gjarpri në Curraj të Epërm

Forca Ajrore i ka ardhur në ndihmë një shtetasi nga Kosova, i cili u pickua nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm, në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë malor, në shtegun që lidh Currajt e Poshtëm me Currajt e Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.
Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, Forca Ajrore u aktivizua menjëherë dhe, në bashkëpunim me autoritetet vendore, realizoi transportimin e të lënduarit drejt spitalit të Bajram Currit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të helikopterit të Forcës Ajrore, shtetasi nga Kosova u dërgua në spital në kohë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.
/rtsh.al/