E Martë, 3 Nëntor 2026

Forca Ajrore, rol kyç gjatë “Defender Europe ’25”

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Detashmenti UAV i Forcës Ajrore Shqiptare po luan një rol kyç gjatë “Defender Europe ’25””, bëri të ditur sot Forca Ajrore, e cila theksoi se kjo ndodh për herë të parë në një stërvitje të këtij niveli.

Forca Ajrore thekson se, përmes përdorimit të dronëve të teknologjisë së avancuar, po realizohen me sukses; zbulimi ajror dhe monitorimi i vazhdueshëm i fushës së betejës; identifikimi dhe përcaktimi i objektivave për goditje të sakta; eskortimi i kolonave logjistike dhe garantimi i rrugëve të sigurta si dhe testimi i ndërveprueshmërisë me aleatët ndërkombëtarë.

“Ky është një moment historik për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe një hap domethënës drejt rritjes së kapaciteteve teknologjike në fushën e mbrojtjes”, nënvizon Forca Ajrore. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›