E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcim i partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano, priti sot në një takim drejtoren e përgjithshme të Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, Ragnheiður Elín Árnadóttir, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri për herë të parë.

Gjatë takimit palët u angazhuan për të nxitur një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.

Po ashtu, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi një sërë temash me rëndësi të veçantë për axhendën zhvillimore të vendit, si transformimi digjital, ekonomia e gjelbër, përfshirja sociale dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, në një kohë kur vendet po përballen me sfida të shumta globale dhe rajonale.

Palët shprehën vullnetin për të avancuar më tej bashkëpunimin në projekte konkrete që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e reziliencës ndaj krizave të mundshme. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›