E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërtimet e paligjshme në Theth, Rama: Denoncim i skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Tiranë, 7 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një denoncim zyrtar ndaj prokurores që, sipas tij, ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.

Ai e cilësoi situatën si një skandal dhe tha se Ministria e Drejtësisë është në proces përgatitjeje të dokumentacionit për ta dërguar çështjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit ‘Gjeli’ në Këshillin e Lartë të Prokurorisë,” deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se ndërtuesi që ka kryer veprimtari të jashtëligjshme në këtë zonë do të përballet me drejtësinë, ndërsa shteti do të ndërhyjë për të shembur të gjitha ndërtimet pa leje dhe për të rikthyer Thethin në gjendjen e tij natyrore.

“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›