E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,24 lekë dhe këmbehet me 88,7 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 98,29 lekë, ose 0,11 lekë më shumë se ditën e hënë.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,50 lekë dhe këmbehet me 116,93 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,21 lekë, ose 0,60 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 88.47 +0.24
Euroja EUR 98.29 +0.11
Poundi britanik GBP 116.93 +0.50
Franga zvicerane CHF 105.21 +0.60
Jeni japonez (100) JPY 59.82 +0.18
Dollari australian AUD 56.67 +0.15
Dollari kanadez CAD 63.25 +0.08
Korona suedeze SEK 9.07 +0.05
Korona norvegjeze NOK 8.50 +0.03
Korona daneze DKK 13.18 +0.02
SDR SDR 118.72 -0.41
Ari (OZ 1) XAU 287746.91 +3,643.66
Argjendi (OZ 1) XAG 2919.68 +73.38
Juani kinez (onshore) CNY 12.29 +0.06
Juani kinez (offshore) CNH 12.29 +0.05
Lira turke TRY 2.28 0.00

/r.e/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›