E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Aeroporti i Tiranës: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Tirana do të mirëpresë në datat 15 dhe 16 maj, Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Evropa.

Për shkak të këtij aktiviteti të rëndësishëm, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar sot një njoftim në rrjetet sociale, në të cilin sugjerohet që pasagjerët të mbërrijnë në aeroport tre deri në katër orë përpara fluturimit.

Sipas njoftimit, sugjerohet edhe kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore, ndërsa  check-in të bëhet online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.

“Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një përvojë udhëtimi sa më të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët”, cilësohet në postim.

Për shkak të këtij aktiviteti është paralajmëruar edhe më herët për masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.

Nga njoftimi i TIA-s 1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›