E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet dollari me 0,24 lekë, euroja e qëndrueshme

TIRANË, 9 janar /ATSH/  Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten dollari amerikan fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa euroja ruajti nivele të qëndrueshme, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 96,56 lekë, duke mos patur asnjë ndryshim nga një ditë më parë. Nga krahu tjetër, dollari u ngjit me 0,24 pikë, duke u këmbyer me 82,92 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik u forcua me 0,05 lekë dhe këmbehet me 111,16 lekë dhe franga zvicerane u nënçmua me 0,11 lekë dhe këmbehet me 103,66 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.92 +0.24
Euro EUR 96.56 0.00
Poundi Britanik GBP 111.16 +0.05
Franga Zvicerane CHF 103.66 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 52.60 -0.17
Dollari Australian AUD 55.38 +0.03
Dollari Kanadez CAD 59.78 +0.20
Korona Suedeze SEK 8.99 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.22 +0.04
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.32 +0.25
Ari(OZ 1) XAU 370657.38 +4,220.84
Argjend(OZ 1) XAG 6464.92 +195.63
Juani Kinez (onshore) CNY 11.87 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.88 +0.04
Lira Turke TRY 1.93 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›