Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 83,43 lekë ose 0,28 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,05 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 97,90 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 113,46 lekë, ose 0,06 lekë më pak se ditën e premte dhe franga zvicerane zbriti me 0,20 lekë duke u këmbyer sot me 104,65 lekë.| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 83.43 | +0.28 | |
| Euro | EUR | 97.90 | -0.05 | |
| Poundi britanik | GBP | 113.46 | -0.06 | |
| Franga zvicerane | CHF | 104.65 | -0.20 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 57.36 | -0.26 | |
| Dollari australian | AUD | 54.17 | -0.37 | |
| Dollari kanadez | CAD | 61.01 | -0.19 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.77 | +0.06 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.24 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.12 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 114.84 | +0.38 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 276140.79 | -1,168.62 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3052.36 | -5.21 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.63 | +0.02 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.63 | +0.02 | |
| Lira turke | TRY | 2.09 | -0.01 | |
/r.e//a.f/