Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë mes janari, leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të hënën u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,01 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 83,01 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 96,51 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 111,27 lekë, ose 0,15 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,92 lekë, ose 0,24 lekë më shumë se në fundjavë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 83.01 | -0.08 | |
| Euroja | EUR | 96.51 | -0.01 | |
| Paundi britanik | GBP | 111.27 | -0.15 | |
| Franga zvicerane | CHF | 103.92 | +0.24 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 52.58 | +0.02 | |
| Dollari australian | AUD | 55.61 | -0.13 | |
| Dollari kanadez | CAD | 59.77 | -0.05 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.99 | -0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.23 | -0.02 | |
| Korona daneze | DKK | 12.92 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 113.30 | -0.04 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 387323.83 | +4,498.29 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 7729.61 | +165.72 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.92 | 0.00 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.93 | 0.00 | |
| Lira turke | TRY | 1.92 | 0.00 | |
/r.e/a.f/