E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi i Zhvillimit të Medias, kreu i prezencës së OSBE: Objektiv, arritja e një mjedisi mediatik të pavarur

Kryetari i Prezencës së OSBE-së Michel Tarran, në fjalën e tij në Forumin e 11-të të Zhvillimit të Medias (MDF), pjesë e të cilit ishin gazetarë e përfaqësues institucionesh, theksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së mediave dhe rolin e tyre në forcimin e demokracisë.

Ai shtoi se ky forum synon të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e sektorit mediatik dhe të nxisë hapa konkretë drejt reformimit të medias në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes.

 “Objektivat e përbashkëta; arritja e një mjedisi mediatik të shumëllojshëm të pavarur dhe që i reziston presioneve politike apo ekonomikë . Duhet mjedis që forcon debatin publik dhe që ruan vlerat demokratike. Besoj se ky forum do rrisë ndërgjegjësimin dhe do ndihmojë në ndërmarrjen e hapave praktike për reformimin e medias në Shqipëri, duke përfituar anagazhimet tona të përbashkëta për forcimin e  shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE në Shqipëri, mbetët e gatshme të mbështesë përpjekjet tuaja dhe të punojë me ju për arritjen e objektivit të përbashkët”, deklaroi Tarran.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›