Atentati me eksploziv në Shkodër/38-vjeçari: S’kam konflikte me askënd, s’di kush ma ka bërë

Enea Bazukja, 38-vjeçari, ndaj të cilit u bë një atentat një ditë më parë është rrëfyer para oficerëve të policisë duke theksuar se nuk ka konflikte me askënd.
Bazukja ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dyshime mbi persona tyë caktuar se nga mund t’i ketë ardhur atentati me eksploziv i ndodhur një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Në rrëfimin e tij, Bazukja shprehet shpërthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin dhe se nuk ka konflikte me persona të tjerë që mund të ndërmerrnin këtë akt ndaj tij.
Ashtu siç raporton korrespodenti i RTSH-së, Mirsad Rakaj policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.
Ndërkaq, grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
Gjithashtu, mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e policisë, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
/rtsh.al/