E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotogaleri- Dëmtime të pronës publike dhe private gjatë protestës

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Të rinjtë protestues kanë sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta dyqanet në rrugën e Durrësit, shumica e të cilave sot kishin ulur qepenat. Më pas, ata kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Një vilë e braktisur është përfshirë nga flakët pranë ministrisë së Arsimit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Një tjetër grup protestuesish u spostuan në bllokun e ministrisë duke shkulur kangjellat e trotuareve, shkelmuar koshat e mbeturinave, ndërsa kanë goditur me sende të forta një kioskë duke e shkatërruar atë plotësisht.

Aktet vandale nga të rinjtë kanë vazhduar edhe në zonën pranë Katedrales së Shën Palit, ku një grup prej tyre i maskuar ka shkatërruar një bankomat dhe një tabelë rrugore.

Dëmtime në pronë pubike dhe private gjatë protestës, foto: Florian Abazaj 1 nga 48

/e.i/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›