E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fotogaleri/ Gati nisja e procesit të numërimit të votave të diasporës

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Në Parkun Olimpik në kryeqytet, ku është administruar vota e diasporës, gjithçka është gati për të nisur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Numërimi i votës së diasporës do të nisë paralelisht kur të nisë edhe numërimi i votave për secilin qark.

Megjithëse votat nga diaspora kanë mbërritur më herët, numërimi i tyre do të nisë vetëm kur të nisë zyrtarisht procesi i numërimit.

Procedura e numërimit është e njëjtë, e ndarë sipas qarqeve.

Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për kandidatët. I gjithë ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.

Vendnumërimi i votave të diasporës, foto: Agim Dobi 1 nga 9

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›