E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fotografuan votën, policia arreston personin e dytë në Qarkun e Elbasanit. Një tjetër rast në Këlcyrë

Arrestohet personi i dytë sot në Qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Këtë herë personi që fotografoi votën ishte në fshatin Spathar të Librazhdit.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.

Sakaq, një tjetër shtetas është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës për shkelje të ligjit zgjedhor.

30-vjeçari dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›