E Diel, 1 Nëntor 2026

Fqinji plagos me armë çiftin e bashkëshortëve në Kavajë (EMRAT)

Sami dhe Nadire Disha (bashkëshortë) kanë mbetur të plagosur paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës.

Autor i dyshuar i ngjarjes është fqinji i tyre.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit Sami Disha, dhe Nadire Disha (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›