E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca autorizon SHBA të përdorin disa nga bazat e saj në Lindjen e Mesme

Franca ka lejuar avionët amerikanë të përdorin disa nga bazat e saj në Lindjen e Mesme, në një hap që lidhet me tensionet në rajon midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, njoftoi ushtria franceze.

“Si pjesë e marrëdhënieve tona të forta me Shtetet e Bashkuara, prania e avionëve të tyre është autorizuar përkohësisht në bazat tona në rajon,” tha një zëdhënëse e Shtabit të Përgjithshëm Ushtarak të Francës.

Sipas saj, këta avionë do të kontribuojnë në mbrojtjen e partnerëve të Francës dhe SHBA-së në Gjirin Persik, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse në një kohë kur tensionet rajonale po rriten.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›