Spanja përgënjeshtron Leavitt, ministri i jashtëm: Nuk ka ndryshuar qëndrimi kundër luftës në Iran

Spanja përgënjeshtroi deklaratën e sekretares së shtypit të shtëpisë së bardhë Karoline Leavitt e cila u shpreh një ditë më parë se Madridi kishte ndryshuar qëndrim dhe kishte rënë dakord të bashkëpunonte me SHBA-në në operacionin kundër Iranit.
“Qëndrimi ynë jo luftës vijon të jetë i qartë dhe i padiskutueshëm. Ajo mund të jetë sekretarja e shtypit e shtëpisë së bardhë, por unë jam Ministri i Jashtëm i Spanjës dhe i them se qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar aspak”, u shpreh për mediat e vendit të tij Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares.
Një ditë më parë, Leavit iu tha gazetarëve se Madridi po mbështesë operacionin ushtarak të SHBA-së ndaj Iranit, pas kritikës së presidentit Donald Trump i cili kërcënoi se do të ndërpriste të gjitha marrëveshjet me vendin e gadishullit Iberik.
“Mendoj se e dëgjuam qartësisht mesazhin e presidentit. Nga ajo që kam kuptuar gjatë orëve të fundit, kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane, nënvizoi Leavit të mërkurën pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez”, u shpreh kategorikisht kundër asaj që e cilësoi katastrofë në lindjen e mesme dhe theksoi se Madridi nuk do të ishte bashkëpunëtor në diçka që ishte e dëmshme për botën dhe kundër vlerave dhe interesave të tij, vetëm sepse kishte frikë nga kundërpërgjigja e SHBA-së për refuzimin që i bëri kërkesës amerikane për përdorimin e bazave spanjolle për të sulmuar Iranin, refuzim ky që shkaktoi zemërimin e presidentit Trump, i cili kërcënoi se do të ndërpriste të gjitha lidhjet tregtare me Spanjën.
/rtsh.al/