Franca diskuton me 35 vende opsionet e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit

Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi se sot se ka zhvilluar një videokonferencë me shefat e shtabeve të mbrojtjes nga 35 vende nga të gjitha kontinentet, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së lundrimit tregtar në Ngushticën e Hormuzit pas luftës me Iranin.
Sipas ministrisë, takimi u fokusua në atë se si të rihapet lundrimi tregtar “sapo intensiteti i armiqësive të ketë rënë mjaftueshëm”.
Ministria thekson se kjo mund të përfshijë një mision vetëm mbrojtës për të shoqëruar anijet tregtare dhe për të rivendosur lirinë e navigacionit.
Ministria franceze e Mbrojtjes theksoi se iniciativa është plotësisht e pavarur nga operacionet ushtarake aktuale në rajon dhe ka natyrë thjesht mbrojtëse.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe globale – aty kalon rreth 20% e naftës së botës – dhe është bllokuar ose rrezikuar rëndë që nga fillimi i konfliktit me Iranin.
Franca, së bashku me aleatë të tjerë (përfshirë Britaninë), po përgatit plane për një mision ndërkombëtar mbrojtës sapo të lejojë situata e sigurisë.
/rtsh.al/