Francë-Groenlandë, marrëveshje për mineralet/Nënshkruajnë ujdinë strategjike për lëndët e para të tranzicion të gjelbër

Franca dhe Groenlanda kanë hedhur sot një hap vendimtar për sigurimin e burimeve strategjike që do të furnizojnë industrinë dhe tranzicion e gjelbër evropian. Ministri francez i Tregtisë së Jashtme, Nicolas Forissier, udhëtoi drejt kryeqytetit Nuuk ku firmosi një letër qëllimi së bashku me kryeministrin vendas, Mute Egede.
Ky akord synon një bashkëpunim të ngushtë për ndarjen e njohurive, hartëzimin gjeologjik dhe zhvillimin e përgjegjshëm të mineraleve kritike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri francez Forissier e cilësoi këtë akt si një partneritet strategjik për të ardhmen e energjisë dhe industrisë evropiane.
Projekti i parë pritet të nisë shumë shpejt dhe do të përqendrohet te studimet gjeologjike përmes satelitëve në terrenin e Groenlandës. Ky monitorim nga hapësira do të ofrojë të dhëna të reja e më të thella për të mbështetur eksplorimet minerare në të ardhmen. Pika kryesore e marrëveshjes mbetet promovimi i praktikave të qëndrueshme të minierave dhe forcimi i kërkimit shkencor.
Kjo lëvizje vjen në një moment ku Evropa po kërkon me ngulm të sigurojë zinxhirët e saj të furnizimit me metale të rralla. Duhet theksuar se Groenlanda mban rezerva gjigante të këtyre elementeve që janë jetikë për teknologjinë e pastër dhe elektrifikimin modern. Zyrtarët e të dyja vendeve u shprehën optimistë se ky partneritet do të sjellë një epokë të re zhvillimi ekonomik dhe industrial.
/rtsh.al/