E Hënë, 2 Nëntor 2026

Frikë në qendrën e grumbullimit të Anglisë në Kansas, pranë strukturës plagosen 9 persona nga të shtëna me armë zjarri

Plot nëntë persona janë plagosur mbrëmjen e kaluar në një zonë shumë pranë qendrës ku është grumbulluar Anglia në Kansas Siti.

Policia e shtetit të Misurit hyri në aksion pas një telefonate ku u raportuan të shtëna në “Troost Avenue”, një rrugë kjo, e cila ndodhet gati 6 kilometra larg bazës ku po përgatiten “Tre luanët” e Thuchel.

Kapiteni i “Kansas City Police Department”, Jake Beçhina, konfirmoi se nga të shtënat kanë marrë plagë të lehta tre femra, të cilat janë dërguar menjëherë në spital.

Me kalimin e kohës në klinikat në atë zonë u raportuan se janë paraqitur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin plagosur në këtë incident, i cili ende nuk ka një autor.

Policia ka bërë me dije se po mbikqyr zonën, por ende nuk ka një identikit të autorit apo autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›