E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump i kërkon Netanyah të mos u përgjigjen raketave iraniane, Izraeli sulmon Teheranin

Pas sulmit të Izraelit ndaj Bejrutit dhe Teheranit, si përgjigje ndaj raketave të lëshuara nga Irani, presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump, i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu të mos reagojë me sulme, por t’i japë më shumë kohë diplomacisë.

Ky reagim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas sulmeve të Izraelit në Bejrut dhe Teheran, ndërsa biseda e Trump me Netanyahun nxjerr në pah se Shtëpia e Bardhë nuk i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Bejrutin jugor.

Media amerikane Axios shkruan se, pavarësisht kërkesës që Trump pati në drejtim të Netanyahut për të shmangur një përgjigje të menjëhershme ndaj ofensivës me raketa dhe për t’u fokusuar në veprime diplomatike, konflikti mbetet i vazhdueshëm në terren. Sipas Financial Times, presidenti amerikan deklaroi se Netanyahu nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të pranojë një marrëveshje, duke theksuar se sulmet iraniane nuk do të ndikojnë në procesin diplomatik të nisur nga Uashingtoni.

Megjithatë, mes tensioneve dhe diplomacisë, shpërthime pati në Teheran dhe Karaj, ku u goditën objektiva ushtarake që i përkisnin regjimit në Iranin perëndimor dhe qendror. Ndërkohë, në Tel Aviv u dëgjuan sirena alarmi, ku nga të dhënat e para bëhet fjalë për një raketë të ardhur nga Jemeni, e para që prej muajit prill, e cila u interceptua nga sistemet mbrojtëse të Izraelit.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›