Fshehje të ardhurash, ndalohen 4 persona në Gjirokastër

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Prokuroria e Gjirokastrës lëshoi sot urdhra ndalimi për katër persona, të dyshuar për fshehje të ardhurash ndërsa ka sekuestruar para, euro, paund, dollarë e franga.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material mbi 13 milionë lekë dhe sasi të tjera eurosh, paundësh, dollarësh amerikanë, franga, dollarë kanadezë dhe lira.