“Fshiheshin në një vilë në Fushë-Kuqe: Arrestohen ushtarët e Martinajt, zbulohen armë e municione”

Operacionalja kanë zhvilluar një operacion në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes. Elvin Merlika dhe Alket Xhixha u arrestuan gjatë aksionit në Fushë Kuqe. Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj.
-
- Fshiheshin në vila në Fushë-Kuqe, pamjet me dron nga arrestimi i ushtarëve të Martinajt! Kapen armë, radio e municion luftarak
-
- Persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, policia reagon për arrestimin e ushtarëve të Martinajt
- U arrestua gjatë aksionit në Fushë-Kuqe, kush është Elvin Merlika!
- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Gjatë aksionit në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK. Ata janë identifikuar si Elvin Merlika dhe Alket Xhixha, ushtarë të Ervis Martinajt.
Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.
- Ndërsa i arrestuari i dytë, Alket Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushë-Kuqe, Operacionalja kanë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.