“Pengmarrja në Vlorë: 70 mijë euro borxh droge, 39-vjeçari garant i bandës Europiane”

Banesa e Julian Zogaj në Vlorë ku është mbajtur peng për 2 javë, që prej datës 28 nëntor, Fisnik Xhaka 39 vjeç nga Kosova.
Në derën e apartamentit ndodhej një kamer për të parë nga brenda se kush ndodhej jashtë. Gjithashtu ambienti është i pajisur me kamera sigurie. Apartamenti ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.
Sakaq është bërë me dije se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.
Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant. Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë.