E Premte, 6 Nëntor 2026

Fshihte në banesë një armë zjarri, arrestohet adoleshenti në Sarandë

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Sarandës, pasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Policia njofton se ka kryer kontrolle në banesën e adoleshentit, ku ka gjetur gjithashtu edhe një sasi të vogël kokaine.

Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›